Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e kreut të shtetit malazez Gjukanovic në komunën e Tuzit.

Meta shprehet se kjo vizitë bëhet në një kohë të vështirë pandemie, ndërsa shton se solidarizohet me komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke u shprehur se “gjendet gjithmonë pranë tyre”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.

Do të jemi gjithmonë pranë jush! ?????

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: