Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur edhe mbi situatën e pandemisë në Shqipëri. Ai ka ngritur shqetësimin e numrit të lartë të vdekjeve vitin që kaloi për të cilat tha se duhet të ketë përgjegjës.

Sipas Lubonjës në Shqipëri ka mosbesim tek institucionet që do ta bëjë situatën më të vështirë nëse në vend shpërthen një valë e katërt e Covid-19.

“Një krahasim që ndërkohë që këtu është debat i parë rreziku, varianti Delta, vaksinimi, tek ne edhe pse kemi pasur 3 herë më shumë të vdekur vitin që kaloi nuk ka asnjë shqetësim. Numri ishte 3 herë më shumë dhe nënkuptohet se kanë qenë vdekje nga Covid. Nuk kemi sensorë për të paralamëruar. Njerëzit nuk besojnë më në institucione. Në shtetet me demokratike të Europës ka më shumë besim. Tek ne ka shumë besim të ulët, ka njerëz që nuk besojnë as tek virusi dhe mendoj që është ky mosbesim tek institucionet. Problemi i vaksinimit është problem i madh që duhet të shtrohet në Shqipëri. Jemi në një situatë shumë më të rrezikshme nëse do të shpërthejë një valë e katërt. Duke ruajtur parashikimin që sa më shumë vaksinim i mirë dhe i besueshëm as më pak mundësi ka shpërthimi i një vale tjetër.  Do të jetë një rrugë e gjatë dhe për ata të vdekur duhet të ketë përgjegjës.

I pyetur nëse duhet të ketë masa shtrënguese në vend edhe pse shifrat janë shumë të ulta, Lubonja tha se vaksinimi është shumë i rëndësishëm pasi tregoi se uli numrin e vdekjeve. Ai tha se nuk mund të detyrohet bërja e vaksinës, por askush nuk mund të dëmtojë dikë tjetër me zgjedhjen e tij për t’ë mos u vaksinuar.

“Unë mendoj që vigjilenca duhet të jetë. Lidhur me vaksinat është një debat shumë i rëndësishëm.Unë mendoj që vaksinimi është pozitiv dhe nga ana tjetër besoj që është bërë e qartë që ata që janë shtuar nga spitalet janë të pavaksinuar. Ti nuk mund t’i detyrosh njerëzit të vaksinohen. Deri ku mund të shkojë liria jote që të mos dëmtojë asnjë tjetër. Tek ne janë debate që nuk zhvillohen fare”- u shpreh Lubonja.

 

(BalkanËeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb