Fill pas mbylljes së merkatos, Serie A rezervon një super sfidë, derbin e Madonnina-s, Milan-Inter. Stefano Pioli në konferencë për shtyp shprehet se pret një sfidë të luftuar mes dy ekipeve që njihen mirë mes tyre:

“Në fushë të shtunën do të zbresin dy ekipe që njihen mirë. Derbi më pas është gjithnjë derbi, pres një sfidë me duele të mëdha.

Inter? Vijoj të mendoj se do të jetë një kampionat i ekuilibruar me shumë skuadra që janë përforcuar. Pa Lukakun, Inter mund të hedh në fushë të njëjtët lojtarë të sezonit të shkuar, pak a shumë si ne. Pres një ndeshje energjike dhe me duele. Kush do të fitojë më shumë duele do të ketë më shumë shanse për të fituar.

Skuadra favorite? Nuk ka favoritë në ndeshje të tilla. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar ku episodet mund të bëjnë diferencën.

Derbi pa Ibrën? Zlatan është gjithnjë me ne. Nuk do të jetë në fushë, por ne kemi dëshirë të bëjmë mirë dhe e kemi përgatitur ndeshjen me motivacionin e duhur”, u shpreh Pioli ndër të tjera në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: