Një aksident me pasojë plagosjen e një 12-vjeçari ka ndodhur paraditen e kësaj fundjave në vendin e quajtur ” Kthesa e Krastës” në periferi të qytetit të Elbasanit.

Burime zyrtare për “BalkanWeb” bëjnë me dije se një kamionçinë përplasi një të mitur duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas burimeve nga vendngjarja 12 vjeçari i plagosur është transportuar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe fatkeqësisht është përplasur nga kamionçina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa mjekët i kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme te miturit .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: