I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, analisti Arian Vasjari, tha se në muajt në vijim, dinamika të caktuara do të trazojnë ujërat në politikat shqiptare.

Ai tha se Kushtetuesja do të votojë pro një shkarkimi të Metës, e kësisoj, mazhoranca do t’ia japë atë pozicion opozitës.

Sipas Vajsarit, për të ruajtur balancat do të duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve, e sipas tij, SHBA, mund ta bënte më së miri këtë rol.

“Çështja ‘non grata’ e Berishës nuk është e thjeshtë. Nuk them brenda shtatorit, por vjeshtës, do të ketë dinamika të tjera që do të trazojnë ujërat. Ajo që unë mendoj që do të impaktoja politikën shqiptare është çështja e Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese, do të marrë një vendim për shkarkimin e presidentit. Ajo do të krijojë një dinamikë tjetër, e cila do të shkojë drejt një ekuilibri forcash, që ka brenda një risk të madh. Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë një pozicion kompensuar në raport me 25 prillin.

Besoj te ndërhyrjet e SHBA-ve për të ruajtur balancat”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb