Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit se është i gatshëm të përballet edhe me popullin e dy marsit.

Meta ta për mediat, se kjo është një kurth dhe shtoi se të gjithë ata që do të duan të përballen me të, do e kenë këtë mundësi pas 24 prillit, datë kur përfundon dhe mandate i presidentit.

“Janë kurthe diletantësh e koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prillin. Presidenti Meta as nuk ka marrë e as nuk ka ndërmend të marrë pjesë në zgjedhje partiake deri më 24 korrik. Pas kësaj date do të bashkëbisedojmë me popullin patriotik të 2 marsit.

Të gjithëve atyre që i ka marrë malli të ballafaqohen me Metën do e kenë mundësinë shumë shpejt”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb