Dani Alvesh po lufton së bashku me avokatët e tij që të dalë nga burgu Brians 2, ku po mbahet me akuzën e sulmit seksual.

Avokati i tij i ri, Kristobal Martorell, po përgatit një apel për të justifikuar se nuk ka rrezik arratisjeje teksa do të kërkojë që të ndryshohet masa e sigurisë dhe t’i vendoset byzylyku ​që kontrollon vendodhjen e të akuzuarit.

Këto byzylykë kanë për qëllim të parandalojnë agresorët që t’u afrohen viktimave të tyre në më pak se distanca e përcaktuar. Në rastin e futbollistit do të bënte gjithashtu të mundur garantimin e qëndrimit të brazilianit në Spanjë.

Pajisja lëshon sinjale GPS që kapen nga satelitët, që lejojnë të pasqyrohet pozicioni i saktë i individit në fjalë. Mund të përcaktohen madje disa pika ose vende për të parandaluar largimin.

Çfarë ndodh nëse hiqet byzylyku?

Heqja e byzylykut ose thyerja e tij mund të bëhet me thjeshtësi, por mund të ketë pasoja. Autoritetet do të merrnin menjëherë një njoftim dhe subjekti do të kryente një krim të dënueshëm me burg nga gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: