Mision mbetet mbyllja e sezonit, por nëse kjo është e pamundur në disa vende, atëherë do të ketë edhe lëshime. Në vija të trasha është ky vendimi më I rëndësishëm i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që përkthehet si një zbutje e qëndrimit të qeverisë europiane të futbollit. Vetëm pak javë më parë, presidenti Alexander Ceferin edhe pse nënvizoi se prioritet ka shëndeti publik, ishte kategorik kur tha se Federatat dhe Ligat duhet të përfundojnë kampionatet, pasi në të kundërt do të ketë penalizime.

2. Ceferin Jep Shprese, Futbolli Kthehet Pa Tifoze
2. Ceferin Jep Shprese, Futbolli Kthehet Pa Tifoze

Në vendimin e fundit, UEFA sqaron sërish se sezonet duhet të mbyllen, por bën një hap pas, kur thotë se “në raste të veçanta, kur pandemia e bën të pamundur rinisjen e futbollit, atëherë do të bëhen lëshime. Ndërkohë, një tjetër risi e dalë nga video-konferenca e fundit me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare, UEFA ka vendosur datën 3 gusht si afat për të përfunduar kampionatet dhe kupat kombëtare. Kjo do t’i jepte më pas kohë qeverisë europiane të futbollit të çonte deri në fund Kupat e Europës, që gjithashtu janë ndërprerë. Ndërkohë, të tjera vendime të rëndësishme për fatin e këtij sezoni do të merren gjatë mbledhjes së radhës që UEFA do të zhvillojë gjatë së enjtes me të gjitha federatat.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: