Agjensia e inteligjencës britanike (M16) ka bërë me dije se ushtria ruse ka të ngjarë të fillojë një pauzë operacionale në Ukrainë në javët e ardhshme.

Sipas shefit të spiunazhit të Britanisë, një hap i tillë do të krijo mundësinë për Kievin që të kundërpërgjigjet.

“Mendoj se do t’u mbarojnë furnizimet. Vlerësimi ynë është se rusët do ta kenë gjithnjë e më të vështirë furnizimin me materiale gjatë javëve të ardhshme. Ata do të duhet të ndalojnë në një farë mënyre dhe kjo do t’u japë ukrainasve mundësi për të kundërpërgjigjur”, ka deklaruar Richard Moore në një adresim për Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb