Rritja e temperaturës dhe një Jetstream gjithnjë e më i dobët: për shkak të ndryshimit të klimës ndodhin në Gjermani më shumë dukuri ekstreme klimaterike si rritje të nivelit të ujit. Edhe Hëna shkakton probleme.

Më shumë se 110 vetë kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, që kanë marrë me vete dhe shkatërruar rrugë të tëra javën që lamë pas. Vendndodhja e mijëra njerëzve është e panjohur. Shoku është i madh tek njerëzit që kanë humbur të afërmit, por edhe çdo të mirë materiale që kishin. Përmbytje të këtyre përmasave kanë ndodhur një herë në disa dekada në Gjermani, por me ndryshimet klimaterike dukuritë ekstreme klimaterike mund të ndodhin më shpesh, parashikojnë meteorologët.

“Rreshje ekstreme do të ketë më shpesh në një botë më të ngrohtë”, thotë studiuesi i klimës Andreas Fink nga Instituti për meteorologji dhe studimet klimaterike në Karlsruhe në një intervistë për DW-në.

Ajri më i ngrohtë pranon më shumë ujë

Një arësye për këtë është se me ngrohjen e tokës ndryshon edhe atmosfera. “Për çdo rritje të temperaturës me një gradë Celsius atmosfera mund të marrë rreth 7% më shumë lagështi”, thotë Dr. Sebastian Sippel nga Instituti për klimën dhe atmosferën të Universitetit të Zyrihut në një deklaratë për shtyp. “Kjo rritje e lagështisë si pasojë e ngrohjes çon në një tendencë aftgjatë të rritjes së së rreshjeve dhe në veçantitë e shirave të rrëmbyeshëm.”

Ekspertët nuk kanë dyshim se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu ngrohin atmosferën tonë. “Në vitin 2021 nuk shtrohet më pyetja nëse ndryshimet klimatike kanë sjellë këtë pasojë”, thotë në një deklaratë Dr. Carl-Friedrich Schleussner, drejtues i grupit shkencor në institutin e gjeografisë nga Universiteti ii Humboldit në Berlin rreth përmbytjeve aktuale në Gjermani. “Pyetja që kërkon akoma përgjigje është se sa i madh është ky efekt”.

Jetstream i dobësuar

Ka një konsensus në qarqet shkencore për ndryshimet termodinamike, pra për atmosferën gjithnjë e më të ngrohtë dhe për kapacitetin e saj të rritur për të pranuar lagështi. Një aspekt tjetër që akoma nuk është sqaruar përfundimisht por që është shumë i mundshëm, ndikon në dukuritë ekstreme klimaterike si përmbytjet në Gjermani dhe vendet fqinje ashtu si edhe në rrymat e nxehta në brigjet perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë.

Bëhet fjalë për rrymat ajrore, që janë përgjegjëse për zonat me presion të lartë dhe të ulët që mbizotërojnë me shpejtësi zonat gjeografike të moderuara. Studiuesi i klimës Andreas Fink mendon që Jetstream-I, një erë nga perëndimi me një gjerësi rreth 9 kilometra përeth polit verior, që vitet e fundit është dobësuar dhe në vend të rrjedhës së mëparshme është kthyer në valë.

„Këto valë mbeten në vend dhe mundet që në varësi të vendit se ku janë të krijojnë rryma të nxehta, si ato që ne kemi parë në Amerikën e Veriut ose të shkaktojnë përmbytje”, shpjegon Fink-u.

Presionet e larta dhe të ulëta nuk zhvendosen më me forcë. “Në një zonë me presion të ulët si Bernd [që shkaktoi rreshjet e forta dhe përmbytjet aktuale] ndodhi pikërisht ky fenomen që kjo situatë mbeti e përqëndruar në një vend.”

Ekspertët mendojnë së Jetstream-I dobësohet sepse ai vihet në veprim nga nryshimet në temperaturë mes Arktikut dhe Tropikut. Në Arktik temperaturat po pësojnë rritje dhe kështu ndryshimet e temperturave bëhen më të vogla, dhe për pasojë edhe rrymat e ajrit më të dobëta.

Përmbytje më të këqija për shkak të Hënës?

Një pikë e fundit shqetësuese lidhur me nivelet e larta të ujit. Në dekadat e ardhshme nivelet e ujit në kohë batice dhe zbatice do të jenë më ekstreme se normalisht. Shkak për këtë janë parrgullsitë në trajektoren e Hënës. Kjo ndodh një herë në 18 vjet. Por kur të ndodhë herën tjetër në vitet 2030, niveli i detit do të jetë i ngritur si pasojë e ngrohjes globale dhe kjo është një arësye për t´u shqetësuar.

“Në mes të ciklit të Hënës që zgjat 18,6 vjet, baticat dhe zbaticat në Tokë janë të suprimuara: baticat janë më ulëta dhe zbaticat më të larta”, shpjegon agjencia e fluturimeve kozmike e SHBA-së, NASA në faqen e saj zyrtare. „Në gjysmën tjetër të ciklit nivelet e ujit bëhen më ekstreme: batica bëhet më e lartë dhe zbatica më e ulët.”

Studuesit mendojnë se do të ketë përmbytje të vazhdueshme që mund të kenë pasoja katastrofike. Kombinuar me numrin në rritje të dukurive klimaterike ekstreme, që sjell me vehte ndryshimi i klimës. Këto janë lajme shumë shqetësuese./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb