E tashmë që BigBrother VIP mbaroi, ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kanë vendosur të martohen. Duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.

Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë. E kur flasim për dy emra kaq të famshëm, natyrisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e përzgjedhur.

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një meny vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

E moderatorja mesa duket paska zgjedhur “Geraldina Sposa”-n për të organizuar dasmën e saj. Themeluesi i saj, Armand Peza ka rrëfyer ekskluzivisht për “Top Albania Radio” disa detaje nga organizimii ceremonisë ku zbuloi se do të jetë një dasmë e vogël dhe familjare:

“Sigurisht që do veshi gjëra të bukura, i ka vënë punët përpara. Shoh dëshirën e madhe të të dyve për dasmën, si të Arbanës ashtu edhe Eduartit. Punohet qetë dhe me qejf me ta. I kam miq prej kohësh, ua njoh shijet, mi dinë gustot, mi njohin dallgët. Këtë verë është dasma. Arbana dhe Eduarti kanë një rreth të gjerë shoqërore dhe nëse do bëhej në Shqipëri do ishte një event shumë i madh por fakti që po bëhet jashtë nënkupton që do jetë diçka shumë e vogël, familjare, si dhe disa miq të përbashkët të çiftit që janë shumë pak. Arbana është shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjarët e saj dhe ka vendosur prioritetet në jetë, bën gjërat që shijon vetë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb