Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të jetë në krye të Partisë Socialiste, nëse kjo forcë nuk fiton një mandat të plotë në zgjedhjet e së dielës.

Fevziu: A po negociohet me palë të treta si Gjermania?

Rama: Gjermania nuk ka punë tjetër dhe do negociojë mes meje dhe Bashës. Unë dhe PS do ta mundin Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Unë nuk jam këtu duke kërkuar një mandat të tretë për veten. Nuk më intereson në asnjë formë pushteti që nuk lidhet me një fitore dhe një mandat të qartë. Unë nuk hyj tek ata që i kemi parë. Saliu është i fundit që merrnin jetë njerëzish për karrigen.

Fevziu: Kë quani humbje?

Rama: Nëse Partia Socialiste nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam. Nëse duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam. Unë besoj që norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Ti merr 67, tjetrit 62 dhe LSI 3-4. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin bazuar në këto që po flasim, unë nuk jam.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: