Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, zhvilloi një takim me banorët e Krastës në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Balla preku edhe çështjen e legalizimeve, ku tha se çdo banesë do të regjistrohet dhe legalizohet.

“Kryetari ynë i Bashkisë përmendi disa prej sfidave që përfshin zona e Krastës , duke filluar nga legalizimi. Jam shpresëplotë se procesi i legalizimit po shkon drejt fundit, çdo banesë në këtë zonë do të regjistrohet dhe legalizohet”, tha ai.

Më tej Balla u shpreh se projekti i Auto-Moto Parkut që do të jetë në bregun e Shkumbinit, do të punësojë deri në 500 qytetarë.

“Zona e Krastës, në mandatin tonë të ri, është destinacioni kryesor i investimeve në qarkun e Elbasanit. Kjo lidhet edhe me arsyen e krijimit të një vend punësimi që do të jetë Auto-Moto Parku që do të jetë në bregun e Shkumbinit. Auto-Moto Parku i Krastës do të ketë deri në 500 të punësuar. Kështu do ti krijojmë Elbasanit diçka që nuk e ka deri më sot”, u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb