Kreu i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat, ia vendosi theksin të ashtuquajturës ‘masakrës elektorale’.

Ai tha se kjo gjë është miratuar dhe nga raporti përfundimtar i OSBE/ OHDIR për zgjedhjet e 25 prillit. Basha nënvizoi se PD do të përqendroje të gjitha forcat për të rikthyer demokracinë në vend. Ai inkurajojë qytetarët që të denoncojnë të gjitha rastet e krimeve elektorale, pasi në këtë mënyrë do të mund të rikthejmë demokracinë në vend sipas tij.

“Shqipëria s’ecën përpara konsoliduar demokracinë. Jo me një shtet të kapur duke goditur interesin e shqiptarëve. Ne do të përqendrojmë betejën tonë në të gjitha frontet dhe forumet. Kjo është një betejë për shqiptarët. Kjo s’do të jetë rrugë e lehtë dhe një rrugë që PD do e përshkojë e vetme. Ne do të hedhim të gjitha hapat për bashkëpunim intensiv me forcat e qeverisë, me çdo fushë, nga sipërmarrja te elita e mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve. Nga të rinjtë, të papunët, te fermerët, sipërmarrja e vogël dhe e mesme, mësuesit, sektorin e shëndetësisë. Një aleancë me gazetarinë me integritet për t’u përballur me këtë gjendje të rëndë të këtyre 31 viteve pluralizëm dhe demokraci. Ajo që na pret është betejë, që zhvillohet në të gjitha mënyrat, do të jemi të hapur jo vetëm të kontribuojmë për të kthyer rrugën e demokracisë, por edhe të dëgjojmë, e të bëhemi zëri atyre që ndihen të papërfaqëasuar dhe gënjyer nga ajo që ky regjim i ka bërë vendin të tyre dhe atyre vetë si individ. Kemi moment të rëndë për vendin, e zezë mbi të bardhë ndaj atyre që kemi thënë.

Jemi plot besim se një pakicë e vogël që ka marrë përsipër të ndalojë të ardhmen e Shqipërisë s’e ka vendin aty ku ndodhet, por vend tjetër. Do të ketë një partneritet me miqtë tanë euroatlantik, është për ne forma dhe mënyra për ta çuar përpara. Shqipëria s’do të kthehet me fytyrë nga Lindja. Beteja jonë do të jetë fare e thjeshtë, që shumicës t’i japim zë dhe t’i rikthejmë vendimmarrjen. Vendimmarrja është në duart e sovranit. Paligjshmëria ka të bëjë me blerjen e votës, me qytetarëve. Mbrojta e votës s’është detyrë vetëm e PD por e gjithë qytetarëve, ky është aspekt që PD do e shtrijë kudo e do ta forcojë si një detyrë të lartë patriotike dhe ligjore.

E kundërta përbën krim. Të shohësh krim zgjedhor dhe të mos e denoncosh është një vepër penale. Përtej ligjeve kuptohet qartë që paligjshmëria ndodhet në njërën anë”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb