“Për mua është nder të marr çmimin e golashënuesit më të mirë i të gjitha ekipeve kombëtare ndonjëherë. Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do ta arrija këtë rekord”.

Kështu u shpreh Cristiano Ronaldo gjatë “Gala Quinas de Ouro 2022”, dukshëm i emocionuar. Ai zbuloi planet dhe synimet e tij në të ardhmen, duke njoftuar se nuk ndihej aspak afër daljes në pension:

“Ishte një udhëtim i gjatë, por dua të them gjithashtu se rrugëtimi im nuk ka përfunduar ende. Ndihem ende i motivuar, ndiej se kam ende ambicie të mëdha.

Jam në një kombëtare që ka shumë lojtarë të rinj, me një të ardhme të jashtëzakonshme dhe padyshim që dua të marr pjesë në këtë Botëror, gjithashtu në Europianin e ardhshëm”.

“Jam krenar që e kam fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kombëtareve me vendin që dua. I falënderoj sërish të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, familjen, miqtë dhe të gjithë fansat e mi që më kanë ndihmuar për të arritur këtë moment historik të madh!

Së bashku do të vazhdojmë të thyejmë të gjitha rekordet e mundshme. Faleminderit”, – ka shtuar Cristiano Ronaldo në një postim në Instagram

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb