Edinson Kavani është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka ekipi i Uruguajit. Sulmuesi 31-vjeçar pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Portugalisë ku ai shkëlqeu duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. Lëndimi që mori e detyroi atë të qënronte larg stërvitjes së grupit.

Por duket se lojtarit i është dhënë aprovimi se mund të luaj në ndeshjen ndaj Francës, pasi nuk kishte një këputje të muskujve. Të premten Uruguaji do të ketë përballë Francën dhe pritet që Kavani ta nisë nga stoli dhe jo si titullar

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/do-te-luaje-ndaj-frances-konfirmohet-gjendja-e-lojtarit-edinson-kavani/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb