Marco Senesi ka zgjedhur përfundimisht që t’i bashkohet Argjentinës. Mbrojtësi 25 vjeçar ka thënë për mediet se ka refuzuar Italinë dhe ftesën e trajnerit Roberto Mancini.

Futbollisti flet edhe për finalen e Conference League, me 25 maj në Tiranë, teksa në Air Albania, Feynoord i tij do të masë forcat me Romën.

“Conference League është një kupë e re që askush nuk e ka ende, ne duam të bëjmë historinë e klubit. Për mua është finalja e parë që do të luaj dhe shpresoj të jetë mënyra më e mirë për ta fituar. Tashmë kemi përfunduar kampionatin dhe kemi ardhur në Portugali për të bërë një mini parasezon dhe në të njëjtën kohë të përgatitemi për ndeshjen.

 

Por Roma do të ketë ritëm të lartë sepse po luan ndeshje të rëndësishme.Italia dhe Argjentina më duan dhe kjo është diçka e mirë, pasi tregon se po punoj. Kam pasur kontakt me Roberto Mancinin, ai më tregoi për projektin e tij.

 

Më pas fola edhe me stafin e trajnerëve argjentinas dhe në atë moment shpreha dëshirën time për të luajtur për vendin tim. Vendimi tashmë është më se i qartë. Unë do të zgjedh Argjentinën.

 

Çfarë më tha Mancini? Më shumë sesa përpjekja për bindje, ai më tregoi për projektin që ka, se dëshiron të krijojë një ekip të ri dhe donte që unë të isha pjesë e tij. Ai do të bëjë një rinovim të madh dhe donte që unë të jem pjesë e atij rinovimi” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb