Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sipas ‘Tanjug’, Stefanoviç ka shprehur bindjen e tij se do të bind të gjithë anëtarët e kësaj organizate që të shprehen kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Më herët ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç tha se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e Interpolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb