TIRANE

Këngëtarja Morena Taraku është një ndër vajzat më të komentuara të shoëbizz-it. Prej muajsh në media përflitet se Morena është në lidhje me një mashkull misterioz, dhe së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se ajo dhe partneri i saj së shpejti do të martohen.

Përmes një postimi në Instastory, ajo thotë se nuk do ta fshehë më marrëdhënien që ka. Por e gjithë kjo ishte një gënjeshtër, pasi në fund këngëtarja shkruan se postimin e ka marrë nga dikush tjetër.

“Më në fund vendosa të flasë për këtë çështje… Së pari, nuk po e fsheh marrëdhënien time, thjesht mendoj se nuk është puna e askujt. Së dyti, po ne do të martohemi së shpejti. Edhe pse mund të dukem e nxituar, mezi po pres që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me të dashurin tim.

Së fundi, e vodha këtë postim nga dikush, sepse e di që të gjithë ju që fusni hundët kudo do ta lexoni. Me pak fjalë, pini më shumë ujë dhe jini në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punën tuaj. Morena”, shkruan ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: