Holanda është vendosur të futë kufizime gjithëpërfshirëse si pasojë e coronavirusit duke përfshirë një bllokim që do të qëndrojë në vend deri në mes të janarit.

Kështu, siç shkruajnë mediet e huaja, hkollat, dyqanet jo-thelbësore dhe muzetë do të mbyllen të gjitha nga mesnata e së martës, sipas mediave lokale.

Shkollat fillore dhe të mesme do të duhet të kalojnë në mësimin në distancë dhe njerëzit do të nxiten të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur, tha transmetuesi holandez NOS, duke u mbështetur në burime.

Mediumi në fjalë ka thënë se bllokimi ishte duke u futur me shpejtësi për të shmangur “blerjet e panikut” në dyqane dhe do të qëndrojë në vend deri më 19 janar 2021.

Asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë ende, por kryeministri Mark Rutte pritet të bëjë një deklaratë televizive, të hënën në mbrëmje.

NOS thotë se masat po merreshin midis një rritje të shpejtë të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë Holandën.

Madje numri i rasteve ditore është rritur me gjithë shpresat e qeverisë për t’i ulur ato në rreth 3,600 nga mesi i dhjetorit.

Vetëm të dielën, 9.937 rezultuan pozitivë për COVID-19, sipas një gjurmuesi të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë De-Telegraaf gjithashtu raportoi mbylljet e pritshme me titullin: “Do të mbyllet pothuajse gjithçka”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb