Ministria e Jashtme e Bullgarisë, ka bërë të ditur se Sofja është e gatshëm që të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në.

Në një postim në profilin zyrtar të llogarisë në Twitter, bëhet e ditur se kjo do të ndodhë menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh.

“Kuvendi sot miratoi vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ne nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Shkupin dhe jemi të gatshëm që të miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin, siç u diskutua nga ministrat e jashtëm”, shkruan ministria.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb