Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i shtruar në klinikën “Gemelli” në Romë për një infeksion të traktit respirator, duket e qetë, por ai akoma do të qëndrojë në spital.
Sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, analizat e kryera gjatë ditës konfirmuan infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes.
Terapia u modifikua pak në bazë të gjetjeve të mëtejshme mikrobiologjike. Testet e sotme laboratorike tregojnë një përmirësim në disa vlera, ndërkohë, papa Francescu vazhdon analizat dhe terapitë për t’u shëruar nga bronkiti.
Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë komunikon gjithashtu se “Papa Françesku është informuar për mesazhet e shumta të afërsisë dhe dashurisë së marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij, duke kërkuar në të njëjtën kohë që të vazhdojnë të lutet për të”.
“Për të lehtësuar shërimin e tij, stafi mjekësor ka caktuar pushim të plotë, prandaj nesër, e diel 16 shkurt, Ati i Shenjtë nuk do të kryejë lutjen e Engjëllit, megjithatë ai ka menduar ta dërgojë tekstin për botim”. Për Papën, i shtruar në spital që nga mëngjesi i së premtes, do të jetë tërheqja e katërt në hapësirën e pak më shumë se një jave.