Një video është bërë virale në Internet kur një grua në Britani kapi burrin e saj gjysmë të zhveshur me dashnoren e tij në pjesën e pasme të furgonit të tyre.

Sipas Daily Mail, gruaja që regjistroi skenat ishte e martuar për 17 vjet me burrin e saj jobesnik.

Çifti thuhet se kishin gjithsej katër fëmijë së bashku.

Në video, e cila është regjistruar në zonën e Doncaster-it, gruaja britanike dëgjohet duke bërtitur para hapjes së derës së automjetit.

“Do të të vras” ka qenë reagimi i parë i bashkëshortit jobesnik, i cili gjithashtu ka bërtitur “mbaruam”, ndërkohë që gruaja e tij e shante si atë ashtu edhe dashnoren e tij.

“Do të të nxjerr në Facebook. Ti më lëndove mua dhe fëmijët tanë”, vazhdoi e tërbuar gruaja e mashtruar.

Pak sekonda më vonë, burri tradhtar shkon në sediljet e para dhe bërtet “Do të thërras policinë” për të bindur gruan që të ndalojë videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb