GJERMANI- Një shofer autobusi në Gjermani ka përfunduar në bankën e të akuzuarve pasi akuzohet se fyeu në bazë etnie një shqiptar nga Kosova. Ngjarja në fjalë është regjistruar ditën e enjte në një stacion autobusi në Osterwick, shkruan azonline.de.

Mësohet se kosovari kishte ndaluar automjetin e tij në vendndalimin e autobusit. Si fillim mes tyre pati një përplasje verbale, e më pas shoferi goditi kosovarin në krah dhe e ofendoi këtë të fundit duke përdorur fyerje.

Ai shkoi edhe më tej, ndërsa i bëri me shenjë që nënkuptonin se do i priste fytin shqiptarit. Tashmë ndaj shoferit gjerman ka nisur procedimi penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb