BERAT– Prej kohësh jetonte në ankth dhe e kërcënuar nga një moshatar i saj me të cilin kishte pasur komunikim të vazhdueshëm në rrjetet sociale. Por duket se i riu e ka përdorur komunikimin për ta shantazhuar vajzën e cila pasi nuk ka mundur më ka denoncuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për një 17-vjeçar me inicialet A.B., pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes për publikimin e disa fotove dhe videove intime, i ka marrë në periudha të ndryshme para dhe bizhuteri floriri.

Vajza me inicialet D.K., 16 vjeçe pasi nuk ka mundur t’i përgjigjet më kërkesave të djalit që i kërkonte vazhdimisht para apo sende me vlerë ka shkuar në polici dhe ka denoncuar duke qarë 17-vjeçarin.

Ajo ka deklaruar se ai i kishte marrë 200 euro, 2 zinxhirë, 1 palë vëthë dhe 1 unazë floriri dhe vazhdonte t’i kërkonte para të tjera. Ndaj të riut ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb