Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por në fjalët e fundit të tij ka ndezur futbolldashësit në Amerikë. “Të luaja në MLS ishte mënyra më e mirë për t’u rikthyer pas dëmtimit. Unë isha në formë të shkëlqyer dhe jam i lumtur që kam jetuar atje një pjesë të karrierës sime. Më thanë se në SHBA kishte stadiume bosh, por me mua nuk ka ndodhur kurrë” – u shpreh ai.

Ibrahimovic, në një fragment të ‘podcast’-it që ‘Espn’ do të publikojë të martën e ardhshme, i kthehet përvojës së tij me Los Angeles Galaxy në ligën profesionale amerikane (2018-2019). Dhe ai e mban derën hapur:

“Nuk e di kurrë, ndoshta një ditë do të kthehem, kështu që do t’iu kujtoj të gjithëve se çfarë është futbolli i vërtetë. Ndoshta do të kthehem dhe do të kem klubin tim”.

Nga paterica për gjurin e shkatërruar me Manchester United te rifillimi i aktivitetit si futbollist 100%: “I jam mirënjohës MLS-së, sepse më bëri të ndihem i gjallë. Por me sa duket isha ende shumë i gjallë, kaq shumë i mirë për të gjithë kompeticionin.

Kjo është ajo që kam treguar. Unë kam qenë më i miri që kam luajtur ndonjëherë në MLS dhe nuk e them për shkak të egos. Më pëlqeu dhe më pëlqen mënyra se si funksionon, aftësia që tregon për të bërë marketing”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb