SHBA

Postimi i fundit i Kylie Jenner në llogarinë e saj në Instagram i ka bërë të gjithë fansat të dyshojnë se ylli i televizionit do të sjellë në jetë një djalë.

Në imazhet e publikuara për të promovuar linjën e saj të rrobave për fëmijë “KylieBaby”, Jenner pozoi së bashku me vajzën e saj, Stormi.

Kylie dhe vajza trevjeçare shihen të veshura me blu për fotosesionin promovues, të cilin disa komentues e morën si indikacion se ylli i realitetit po pret një djalë.

“Dikush po pret një djalë!”, shkroi një ndjekës, teksa një tjetër shtoi: “Më jep idenë se ajo e ka djalë.”

Disa ndjekës besojnë se kjo është e dhëna e dytë që tregon se Jenner pret një djalë, pasi në disa foto të postuara në muajin gusht, ajo shkroi “vajza e preferuar“.

Jenner konfirmoi se është shtatzënë për herë të dytë disa javë pasi “Page Six” dha lajmin se ajo po priste një fëmijë tjetër me Travis Scott. Një burim tha në atë kohë se e gjithë familja Kardashian-Jenner është “e emocionuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb