Një reportere televizive ka shpërndarë një klip abuzimi me fjalë fyese që ajo mori nga një shofer në një makinë gjatë një transmetimi drejtpërdrejt në rrugë, duke thënë: ‘Kjo ende u ndodh reportereve femra dhe duhet të ndalet’.

Gazetarja kanadeze, Krista Sharpe, shpërndau momentin në Tëitter të hënën pas raportimit për CTV Neës në qytetin Kitchener në Ontario.

Një burrë në një makinë që ngiste makinën pas reporteres dëgjohet duke bërtitur fjalë fyese kundrejt Sharpe.

Me të drejtë e tronditur, gazetarja e lajmeve shikon në drejtim të makinës përpara se të përpiqet të shprehet e mërzitur me atë që ndodhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb