Të martën, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi pamjet e kamerave të fshehta të Nikollë Dodës, që pretendon se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh problemet e njerëzve.

Por në këto pamje u pa se si Nikollë Doda nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës prekte gratë në pjesët intime dhe u thoshte se “do t’i linte me barrë”.

Pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmime të emisionit Stop dhe nisi hetimet për Nikollë Dodën.

Një grua re me probleme shëndetësore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë.

Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë se çfarë ndjente. Në një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë se do t’i hiqte magjinë. Nikolla i tha gruas që të shkonte të dielën se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat. /tvklan.al

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: