Policia e Sarandës ka ndaluar nënën 41-vjeçare E. M., e cila u shfaq në një emision investigativ, duke dhunuar në mënyrë kafshërore vajzën e saj të mitur 13-vjeçare.

Menjëherë pas publikimit të rastit të tmerrshëm në “Fiks Fare”, policia shoqëroi nënën e tmerrshme, ndërsa sot uniformat blu njoftojnë se e kanë ndaluar, pasi akuzohet për “Keqtrajtim të të miturve”.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunën e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, Policia ka bërë ndalimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në një prej regjistrimeve që kishte siguruar emisioni “Fiks Fare”, nëna i drejtohej vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijonin me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thoshte se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”. Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte. “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër”, vijonte ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb