Pavarësisht se kanë kaluar 5 vite nga vdekja e ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi, të afërmit dhe miqtë e tij e kujtojnë vazhdimisht.

Këtë herë është tezja e tij, Yllka Mamaqi e cila risjell të gjitha fotot me të dhe montazhin e shoqëron me fjalë prekëse.  Ajo ndër të tjera zbulon edhe emrin e veçantë “Coke”, me të cilën e thërriste ish-deputetin demokrat.

“Në ato vite të vështira, e përkëdhelur jam ndjerë nga ti. Më qëndrove pranë, kur pata më shumë nevojë për ty. Më mungon shumë. Do të të thërras, siç di unë Coke. Do jesh gjithmonë me ne”, shkruan ajo brenda montazhit me foto.

Deputeti demokrat u nda nga jeta më 20 nëntor të 2013, ndërsa po udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës.  Ai humbi kontrolliin e automjetit, ndërsa makina e tij doli menjëherë nga rruga. Ish-deputeti demokrat vdiq tre minuta pas aksidentit në të cilin pësoi plagë të rënda në kokë dhe këmbë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: