Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga policia e Sarandës. Ka qenë 34-vjeçari Kleo Hysi, i cili ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten.

Kleo Hysi, i cili ishte një person me precedent të mëparshëm penal, jetonte në Tepelene dhe ishte me arrest shtëpie. Ish -çifti kanë së bashku një jetë të komplikuar të mbushur me ngjarje nga më të rëndat.

Vetë Kleo Hysi pohonte për stafin e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, vetëm pak ditë më pare se të ndodhte ngjarja, se ishte babai biologjik i njërit prej fëmijëve që ka ish-bashkëshortja e tij. Por, nga ana tjetër, ai tregonte njohjen me ish-gruan dhe arsyen, për të cilën ndodhi divorci.

Kleo Hysi deklaroi se do të bëhej pjesë e emisionit, pasi ishte duke kuptuar se ish-bashkëshortja do të çonte vajzën e tyre në jetimore dhe këtë fakt nuk mund ta përjetonte dot.

Madje, ai rrëfeu se i ka dhënë atësinë edhe një fëmije tjetër, që kishte ish-gruaja e tij. Por, nga ana tjetër, ish-gruaja tregon se jeta me të ka qenë shumë e vështirë dhe e dhunshme. Madje, ajo tregoi se tentativat për vrasje nga ana e tij kanë qenë të herëpashershme.

Rrëfimi i ish-bashkëshortes së Kleo Hysit në emisionin “Me zemër të hapur”:

Unë kam vuajtur shumë me këtë martesë. Ka qenë ora 12 e 30 i drekës atë ditë dhe vajza e madhe më tha që “O ma erdhi babi do na vras” i thashë menjëherë të mbyllte derën. Madje unë gjithmonë e kam njoftuar policinë për këto situata. Vajza nuk gjeti çelësin dhe ai hyri brenda, ai hodhi pistoletën mbi krevat dhe ishte e mbushur me fishekë. Ai më tha do ikim se bashku pasi unë tha ika nga mami dhe erdha për ty, madje më tha që nëse nuk vjen me mua do të vras. Unë hyra në banjë dhe mu veshën sytë. Unë një moment mora telefonin dhe e hapa telefonin se më mori bashkëjetuesi dhe unë telefonin e lashë hapur, sepse ai mori armën dhe m’u drejtua duke më thënë se shkrepe se do të vras. Atë moment në banesë mbërriti policia dhe unë nuk e kuptova sesi erdhën por ata më shpëtuan jetën. Madje unë i kam thënë me të qetë që më vrit mua dhe pastaj merre vajzën. Ai ishte me arrest shtëpie, sepse kishte vjedhur dhe ishte ndihmuar nga e dëshira e tij që kanë jetuar në Maqedoni, madje ai ka kërcënuar edhe mamin tim. Kur u kthye ai kërkonte bashkim me mua, por unë bashkëjetoj me dikë tjetër dhe ai më ka ndihmuar shumë kur unë isha në hall.

Por unë kam 3 fëmijë me tre bashkëjetesa, njërin prej tyre e ka ish-bashkëjetuesi. Vajza e madhe më ikte nga shtëpia dhe shteti ma çoi në jetimore, por unë shkova dhe kërkova që ta merrja vajzën të rikthehej në shtëpi. Kleo nuk e dinte pse shkoi vajza në jetimore dhe prandaj u irritua. Unë kam jetuar me Kleon, qëndruam dy ditë në shtëpi, sepse bashkëjetuesi ishte larguar sepse kishim disa debate xhelozie. Kleo më ka njohur në kohën kur unë doja të largohesha në Greqi tek një teze e imja.Unë kisha një marrëdhënie me kushëririn e tij dhe asaj kohe më ngacmoi Kleo, madje kam tentuar prej vështirësive të jetës së mëparshme të vras veten. Prej 8 vitesh që jetova me Kleon më shumë jetoja me xhaxhain e tij, sesa me atë. Unë gjeta guxim të kërkoja divorcin, kur ai ra në burg. Ai kishte një lidhje me dikë tjetër, ai kurrë nuk ka qenë as një baba i mirë, madje kur vajza u operua nga apendesiti e filmoi vajzën dhe kërkonte para dhe siç na i dërguan lekët për vajzën i mori këto lekë. Ai gjithmonë më ka torturuar mua. Vajza e vogël është në jetimore, e ka çuar babai i saj. Ai kërcënonte vajzën në telefon duke i thënë “Do tē vras mamin”, pse nuk e kërkoi mbesën babai i Kleos që t’i jepte një ndihmë apo tani po thotë që e dua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb