Në prag të ndeshjes me Spanjën ka folur edhe Xhiakomo Vrioni. Sulmuesi, i cili luan në Austri me Tirolin foli për grumbullimin e tij me Shqipërinë, por dhe kishte një mesazh për Alvaro Moratën.

“Jam i lumtur kur Kombëtarja të thërret pasi është një gjë e bukur, përfaqëson familjen dhe popullin tënd. Do të jap maksimumin.”

Si e ke para përfaqësuesen nga jashtë? Sipas meje është shumë pozitiv sepse skuadra është në një nivel të lartë. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe është një gjë shumë e bukur të jem këtu në Kombëtare.

Konkurenca në ekip me sulmuesit e tjerë si Broja ose Uzuni – Është normale që konkurrenca është gjithandej. Është një gjë më e bukur për Shqipërinë nëse të gjithë sulmuesit shënojnë. Ne do japim maksimumin, por zgjedhjen do ta bëjë trajneri Ky është objektivi i gjithë lojtarëve që të jenë pjesë e Kombëtares.

Gol me Kombëtaren? Kjo është ëndërr ime, të gjej golin e parë me Kombëtaren. Mund të bëj të lumtur gjithë familjen time.

Çfarë do ndodh në merkato me ju? Nuk e di me të thënë të vërtetën pasi mungojnë akoma 2 muaj dhe sezoni është i gjatë. Shpresoj të mbaroj sezonin duke shënuar më shumë gola dhe duke i dhënë ndihmë ekipit tim.

Mban kontakte me Juventusin? – Mbaj me ca lojtarë, kam ca shokë aty. Mbaj kontakte me Alvaro Moratën.

Mesazh Moratës ose ndonjë presion para sfidës? – Jo sepse jemi profesionistë. I kam thënë të më ruajë një bluzë. Është një çun shumë i mirë dhe për mua është ndër sulmuesit më të mirë në botë.

Ndeshja me Spanjën – Ne do provojmë pasi është normale, me ndeshjen me Spanjën mund të shohim nivelin që jemi dhe të tentojmë të marrim maksimumin. Dhe për tifozët që do vijnë në stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb