Rudi Garcia tregoi përshtypjet e tij të para si trajner i Belgjikës, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Gjëja më e rëndësishme është që do të jap gjithçka në këtë punë. Nuk mund të premtoj asgjë, por do të jap gjithë energjinë time në këtë detyrë.
Shpresoj të bëj mirë këtu, të përqendrohemi fillimisht te muaji mars dhe pastaj te kualifikimi në Botëror. Nuk janë të rëndësishme vetëm rezultatet, dua gjithashtu që lojtarët të kënaqen përsëri me kombëtaren. Do ta mësoj himnin, për mua nuk është problem”.
Lojtarët e mëdhenj janë më të lehtë për t’u menaxhuar, por duhet të jesh i ndershëm dhe transparent me ta. Mendoj se lojtari më i ri në ekip është po aq i rëndësishëm sa më i moshuari. Në të kaluarën kam folur shpesh me lojtarët më të rëndësishëm për të kuptuar këndvështrimin e tyre në momente delikate”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)