Deputeti i PS Florenc Spaho në një lidhje live për rubrikën ”Opinion” në News i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë që studentët apo të gjithë ish- punonjësit e mjekësisë të angazhohen në situatën me koronavirusin.

Spaho zbulon se ai është student i vitit të gjashtë teksa ka 12 vite eksperiencë punë dhe do të angazhohet.

Më tej ai sqaron se ai është në drejtimin e infermierisë dhe fizioterapisë por nuk beson se në front do të jenë studentët e vitit të parë apo të dytë por ata të studentët e vitit të 6-të, ish-  mjekët apo mjekët e dalë në pension.

”Siç do person i cili ka mbaruar ose është profesionist duhet të japë kontributin në këtë situatë. Ne kolegët duam të japim kontribut. Po ofrohemi jo si deputetë dhe pse e kemi detyrë dy herë edhe si deputetë por edhe si profesionsitë.

Kam mbaruar fizioterapi dhe infermieri dhe kam 12 vjet eksperiencë pune.

Do të vija dhe jetën time në dispozicion të humanizmit. Nuk do të thoja që studentët e vitit të parë apo të dytë do të jenë në front por ata të vitit të 6, spitalet private apo në pension.

Do të jetë një kontribut i madh jo vetëm ata të mjekësisë, por edhe ata të logopedisë, infermierisë etj. Përderisa në Shqipëri ka kaluar disa herë epidemi dhe ka solidaritet mes njerëzve, është një shenjë edhe me tërmetin që e kaluam atë për shkaqe natyrore. Duke u solidarizuar do e kalojmë edhe këtë situatë, duke dhënë kontributin gjithsecili.

Jo vendi jonë por çdo shtet tjetër qësi Italia nuk mund ta bëjë nëse nuk kontribujonë të gjithë individët dhe qytetarët”- tha Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb