18 gra kanë humbur jetën gjatë 9 muajve të këtij viti nga dora e krimit. Sa herë që sheh lajme të tilla në televizor Elona Vishaj, 39 vjeçe, trembet dhe ka frikë. Ajo ka frikë se mund të jetë gruaja e radhës.

Shikon 2 fëmijët e vegjël dhe lut Zotin ta ruajë që t’i rrisë. Ajo dhunohet, shantazhohet dhe përndiqet nga kushëriri i bashkëshortit të saj. Kjo dhunë ka 10 vite që vijon pa ndërprerje.

Shpesh është detyruar të heshtë nga familjarë të të shoqit dhe herë të tjera ankesat e saj në polici dhe në gjykatë kanë rënë në vesh të shurdhët. Ajo rrëfeu historinë e dhimbshme në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Ervis Ahmeti, në News24.

Elona: Shtëpinë ku unë jetoj e ka blerë vjehrri shume vite më parë. Pak vite më vonë mori dhe vëllain e tij nga Instituti meqenëse kishin hasmëri. Djali i xhaxhait të burrit më dhunon prej 10 vitesh, sepse dëshiron të zaptojë gjithë tokën. Ai ka tentuar të më cënojë te nderi. Më shan, më ofendon, më fyen e dhunon. 3-4 here në vit e çoj në komisariat, por asgjë nuk ndodh asgjë. Kudo që shkoj, e kam nga pas. Më ndjek kur shkoj në punë, tek prindërit në treg. Më thotë do të vras, do të shfaros. Ata e kanë zilinë me burrin. Unë nuk jam mirëpritur kurrë.

Evis Ahmeti: Si reagon burri?
Elona: Kushëriri i burrit ka kryer veprime të turpshme në sy të burrit tim. Ka tentuar disa herë të më cënojë te nderi. Burri nuk reagon, e ka frikë. Jemi ballafaquar në komisariat, ai më thotë nuk e bëj më. Jam e pasigurt, ai më ngacmon mua dhe fëmijët.

Reagon nëna e dhunuesit: Femër si ajo që është në studio nuk kam parë. Ajo i bie mbrapa djalit tim. Ajo është shumë acaruese. 20 herë e ka çuar në polici.
Reagon Elona: Ti ja ke marrë djalit tënd armën nga dora se donte te me vriste.

Babai i dhunuesit: Kjo la vëllain tim në fshat vetëm, dhe ka marrë burrin e vet dhe ka ardhur këtu te shtëpia. Shtepia ime është e imja jo e kësaj. Unë vij në studio dhe ua tregoj me gjithë familjen si qëndron puna.
Burri i Elonës: Djali i xhaxhait ka 10 vite që grindet me Elonën. Ai bën veprime të turpshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb