Një nënë e re ka përjetuar çaste paniku, pasi bashkëshorti i saj e ka kërcënuar para fëmijës së tyre të mitur se do ta vriste me kaçavidë.

Ngjarja ka ndodhur në Greqi, e sipas asaj që mediat vendase shkruajnë, 36-vjeçar fillimisht e ka dhunuar fizikisht 26-vjeçaren ndërsa me pas i ka thënë se “do të vuaj të njëjtën gjë si gratë e tjera që kanë dalë në lajme”.

E reja ka munduar që të largohet nga vrap nga banesa, ndërsa ka marrë disa lëndime në trup. Pas njoftimit të policisë, autori është arrestuar ndërsa nëna dhe fëmija janë marrë në mbrojtje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: