Gushti i vitit të kaluar do të mbetet gjatë në kujtesën e 40 –vjeçares, e cila ishte sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit. Një vit më parë ajo zbuloi se e bija vetëm 17-vjece kishte rënë pre e një rrjeti prostitucioni dhe droge dhe kur tentoi të dilte prej andej u kërcënua me jetën e saj dhe të familjes. Megjithatë 40-vjeçarja nuk u step.

Ajo tregoi se ka qenë vetë ka qenë preh e abuzimeve seksuale kur ka qenë sa mosha e të bijës prandaj e kupton sa i rëndësishëm është guximi për të thënë ‘jo’. Fajtorët për këtë krim ndaj adoleshentes ishin një çift bashkëshortësh që i ishin afruar familjes si miq për t’u kthyer më vonë në makthin e tyre më të madh. Sot ata janë pas hekurash dhe po gjykohen nga gjykata e Tiranës, ndërsa e mitura vijon të mbahet në një qendër ku po merr trajtim.

Nëna e vajzës: Kemi vuajtur shume. Pasi vajza iku në qendër kam qenë e ngarkuar. Pak kohë kam nisur një bashkëjetesë dhe tani jam më mirë. Edhe vajza është më mirë. Më e shëndetshme dhe më e qetë.
Evis Ahmeti: Janë kryer 3 seanca?
Nëna e vajzës: Po por nuk janë zhvilluar sepse ka munguar avokati. Vajza është përballur me ata dhe vajza më ka treguar se ata i kanë bërë presion me sy që mos t’i tregojë të gjitha. Punonjësja sociale më ka thënë që vajza është e sigurt tani. ka nisur edhe 2 kurse një për parukeri dhe një për rrobaqepësi.
Evis Ahmeti: Si e njohu vajza jote me atë vajzën që iu bë tutore?
Nëna e vajzës: Ma solli vajza në shtëpi. Më tha; “vajzën tënde e dua dhe do e ndihmoj të lërë drogën”. Në fillim ishte e ëmbël pastaj u bë nepërkë. Fliste në mënyrë vulgare dhe keqtrajtonte fëmijën tim.
Evis Ahmeti: Ku e gjente drogën vajza? Kur e kanë nisur?
Nëna e vajzës: E ka nisur para 3 vitesh. E kam parë në kuzhinë kur e merrte nga hundët. Vajza ime kishte shoqëri të keqe. Shkonte në kafe dhe i afroheshin njerëz me vese.
Nëna e vajzës: Po çifti që e shfrytëzonte si e shantazhonin?
Nëna e vajzës: I thoshin ‘do të të vrasim mamin’, ‘do të të vrasim ty’. Madje një herë rrëmbyen djalin e vogël 3 vjet që është me spektër autik. Vajza u tremb tha; ‘më morën vëllain’. E mbajtën disa orë dhe e sollën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb