Gjykata Supreme në Maldive kanë anuluar dënimin me vdekje të një gruaje, i cili do të behej përmes gjuajtjes me gurë. Gruaja në fjalë, e cila ka lindur një fëmijë jashtë martese, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë ditën e diel.

Megjithatë, Gjykata Supreme e anuloi vendimin, duke thënë se marrja e këtij vendimi është bërë duke shkelur rregullat ligjore. Dënimi me gjuajtje me gurë deri në vdekje është i paprecendentë në Maldive, në vendin që njihet si destinacion luksoz turistik.

Sakaq, ky rast ka shkaktuar irritim në mediat sociale dhe është kritikuar shumë. Në Maldive është dhënë disa herë dënimi me kamxhik për tradhti bashkëshortore. Në vitin 2013, rasti i një vajze 15-vjeçare që u dënua me 100 rrahje kamxhiku pasi u zbulua se para se të martohej kishte kryer marrëdhënie seksuale, shkaktoi shqetësim global, por Gjykata e Lartë zbuloi më pas se është dënuar gabimisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: