TIRANE

Nëse kur kujtoni Era Istrefin menjëherë ju del para syve xhupi në ngjyrë ushtarake me kapuç me push rozë, tani kjo gjë do ndryshojë. Ju prezantojmë me xhupin e ri që na fiksoi Era!

Është gri, shumë i trashë, i thjeshtë dhe i shkurtër. Këngëtarja ka publikuar një album fotosh e veshur me të duke lënë të kuptohet se veshja i pëlqen shumë.

Xhupi ka material kashmir dhe është i markës ‘Prada’. Çmimi është ca i kripur, konkretisht 2.250€, por për ata që nuk e përballojnë dot mund të frymëzohen që të blejnë diçka të ngjashme. Xhupat e stilut ‘puffer’ janë trendi i sezonit, ndaj mos e anashkaloni këtë sugjerim të Erës.

Era sivjet u ka premtuar fansave se do jetë më aktive dhe se ka gati disa këngë të reja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb