Ashtu siç ka bërë shumë herë që nga nisja e luftës në Ukrainë, Papa Françesku ka dhënë mesazhe paqeje dhe dhënien fund të konfliktin.

Ditën e sotme Papa ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin në mënyrë që të lehtësohen bisedimet e paqes me Ukrainën dhe t’i jepet fund luftës.

Sipas Papës, Putini e di se është gjithmonë i gatshëm të marrë pjesë në procesin e negociatave.

“Do t’i flisja qartë siç flas në publik. Ai është një njeri i kulturuar. Ditën e dytë të luftës isha në ambasadën e Rusisë të akredituar në selinë e shenjtë, për ti thënë se isha i gatshëm të shkoja në Moskë nëse Putin do të më linte një dritare hapur për të negociuar”, tha Ati i Shenjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: