“Do t’i kursej qytetarëve të Tiranës miliona euro”, kështu u shpreh Belind Këlliçi në emisionin “Open” në News24 teksa foli për programin e tij, lidhur me kandidimin për Bashkinë  Tiranës.

Ndërkohë gjatë bisedës në studio, eksperti i ekonomisë Bardh Sejdarasi tha se ka çështje më të rëndësishme që nga kandidat duhet të ketë në fokus.

Nga ana e tij Këlliçi tha se transporti është një nga problemet më të mëdha që përballen qytetarët e Tiranës.

Pjesë nga biseda në studio:

Këlliçi: Jam çdo ditë me qytetarët.

Sejdarasi: Mos më ndërpre, po më ndërpreve sot që je kandidat, nëse do jesh kryetar bashkie do ma nxish jetën.

Këlliçi: Jo s’po të ndërpres vazhdo.

Sejdarasi: Më dëgjo, mos u mërzit. Kosto jetesës është shqetësimi publik, uji i pijshëm, ndotja e mjedisit dhe pastaj si shqetësim vjen transporti.

Këlliçi: Kam folur unë për IKT, për 124 mln euro që janë marrë. Me jep mundësinë të flas.

Sejderasi: Shqetësimi kryesor nuk është kosto e transportit

Këlliçi: Po përse ka shkaktuar kaq shumë debat?

Sejderasi: Sepse nuk qëndron.

Këlliçi: Kjo i kursen çdo familje 52 mijë lekë në muaj. Është një çështje që lidhet me pjesën dërrmuese të të gjitha shqetësimeve të tjera.

Sejdarasi: Fokusimi në çështje konkrete do të ishte një vlerë e shtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb