Covid i ka marrë jetën një tjetër mësuesi në Fier. Gëzim Muskaj, ish-mësues fiskulture në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier, tashmë në pension, ka humbur betejën me Covid dhe lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen e shkollës në facebook.

“Sot ne humbëm një mik, shok, një ish-koleg, një ish-mësues të nderuar dhe të respektuar, ndërsa familja Muskaj të shtrenjtin e tyre; Gëzim Muskaj! ?Ai do t’i mungojë familjes së tij, do t’i mungojë kolegëve, sepse vlerat dhe emri i tij janë të pazëvendësueshëm dhe ne të gjithë do ta kujtojmë plot respekt! ?I paharruar qoftë kujtimi dhe emri i tij! ?U prehtë në paqe! ?”- thuhet në postimin e shkollës.

Edhe më parë humbjet e jetës në radhët e mësuesve fierakë, për shkak të Covid-19 nuk kanë munguar. Fieri vijon të mbetet një vatër e nxehtë e rasteve me Covid, numri i të cilëve shtohet nga dita në ditë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: