Teksa tensionet ne kufi me Rusinë pritet te arrijnë kulmin, Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e personelit të ambasadës amerikane që jetojnë në Ukrainë  të nisin evakuimin që të hënën.

Departamenti pritet gjithashtu t’u thotë amerikanëve në vend javën e ardhshme që të largohen përmes fluturimeve komerciale.

Sipas “DailyMail” urdhri vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për bisedime të vështira mbi krizën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka parashikuar një luftë “në shkallë të gjerë” me  Rusinë nëse superfuqia përpiqet të pushtojë qytetin industrial të Kharkiv-it – i cili ai beson se është një objektiv për shkak të popullsisë së tij të madhe rusisht-folëse. Blinken tha se nuk kishte ‘asnjë përparim’ në bisedimet me ish-rivalin e Shteteve të Bashkuara të Luftës së Ftohtë në një përpjekje për të parandaluar një luftë të afërt me Ukrainën.

Kharkiv, në Ukrainën Lindore, është qyteti i dytë më i madh i ish-republikës sovjetike me një popullsi prej rreth 1.4 milionë banorë dhe Zelensky beson se është një objektiv ‘i realizueshëm’ për Vladimir Putin.

Pas takimit me Presidentin Zelensky, Blinken  paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën gjatë komenteve në ambasadën amerikane në Kiev të mërkurën.

Këmbëngulja e Blinken për një përgjigje ‘të ashpër’ erdhi një ditë pasi Presidenti Joe Biden tërhoqi kritika të gjera për të thënë se hakmarrja do të varej nga detajet – dhe se një ‘inkursion i vogël’ mund të nxiste mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: