Kryeministri Edi Rama është pyetur sërish nga gazetarët për deklaratën që bëri dje presidenti Ilir Meta në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ se do t’i priste dorën kujtdo që cënonte votën e shqiptarëve më 25 prill.

Rama duke iu përgjigjur pyetjes se; ‘nëse keni frikë për dorën apo për përballjen me Ilir Metën’, kryeministri tha se ndihej i zhgënjyer në këtë rast.

“Po pse duhet të kem frikë për njërën apo për tjetrën. Më zhgënjeve Ilir! Edhe ti konfuz si Iliri por i buzëqeshur. Ruaje buzëqeshjen për herë tjetër.”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb