Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka shpërthyer sërish në akuza nga foltorja e Kuvendit sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu ai nuk i kursehu ironitë dhe akuzat në drejtim të opozitës jashtëparlamentarë. Ai ironizoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për deklaratën e saj se do t’ja hante veshin kryeministrit Edi Rama.

“Që të riformatojnë qeverisjen në këtë vend, duhet të riformatojmë reformën. Faleminderit zoti kryetar që ma ndërpret fjalën, por këtu është Parlament, që vjen nga latinishtja, fjalë… Pse e lidha çështjen për teatrin, ata që braktisën teatrit, ata që janë me ju treshe në krevat. Ato që kanë fantazi për ngrënie veshi. Si mund t’ja hashë veshin atij! Se ai është i gjatë. Vetëm shtrirë në krevat mund t’ja hashë veshin. Ne na duhet një kod i ri zgjedhor, sistem i ri zgjedhor. Na duhet që të kemi lista të hapura. Keni një propozim amerikan ditët e fundit. S’po futem danez, suedez. Keni një propozim që i hap rrugë hapjes së listave dhe i jep të drejtë qytetarit shqiptar që të votojë deputetet që duan. Hajde ta votojmë. Ne nuk duhet kolegë të opozitës, që të përfshihemi me aferat e tyre. Ndryshe vota jonë duhet të jetë kundër.”, tha Gjoni.

Po ashtu, Gjoni nuk i ka kursyer fjalët as për deputetët e maxhorancës, të cilët i ka quajtur lëpirësa. Për të ironizuar këtë fakt, ai ka nxjerrë nga xhepi dy lëpirëse dhe i vuri mbi foltore.

Kaq mjaftoi që të ndërhyjë Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se Gjoni ka të drejtë t’i mbajë lëpirëset në xhep ose në gojë është e drejta e tij, por i kujtoi rregulloren.

“Ndaç në xhep ndaç mbaji në gojë është e drejta jote. Unë korrigjoj çfarë nxjerr nga goja, jo çfarë fut. E ato që nxore nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren. Të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ, nëse ke gjë vazhdo, nëse do vazhdosh ashtu do të ndërpres fjalën”, tha kryeparlamentari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb