Alarm para parlamentit grek, ku një qytetar ka kërcënuar se do hidhte në erë zonën. Cnn.gr shkruan se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm para monumentit të Ushtarit të Panjohur.

Bëhet fjalë për një shtetas grek, i cili teksa drejtonte një makinë mbante në dorë një kanaçe me benzinë dhe vaj, ndërkohë që bërtiste; “Do t’ju hedh në erë”.

Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”. Fill pas këtij episodi, policia bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb