Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi e ka cilësuar të paligjshëm aksionin IKMT-së, për të shembur dy pishinat në e ‘Prestige Resort’. Në një lidhje “skype” për News24, Baçi tha se kjo është sjellja normale e kryeministrit Edi Rama.

Ai shprehu keqardhje për këtë vendim të paligjshëm të qeverisë. Demokrati shtoi mes të tjerash se të paktën kryeministrit Rama duhet të kishte pritur që të mbyllej sezoni turistik, ndërsa shtoi se ky është një sulm ndaj mediave News24, BalkanWeb dhe Panorama.

“Nuk kam qenë i habitur është një sjellje normale e një qeverie e drejtuar nga Rama e  shihja këtë dhe përveç News24 e prekur mediat e tjera i shoh të vakta në reagim. Kujtoj se media të tjera kanë qenë në sulm të Ramës , dhe kjo do të vijojë me radhë. këtë e shoh si një sulm ndaj demokracisë në Shqipëri.

Do të thoja se nuk kam pasur ndonjë simpati të madhe për qëndrimet, por kur pashë sot në mëngjes një qëndrim të tillë dukshëm i qëllimshëm, e kisha vënë re që Neës24, BalkanWeb , Panorama kishte një qëndrim objekt dhe i dashur nga opinioni qytetar dhe normalisht është prekur linja e zotit Rama. Por nuk e mendoja deri në këtë pikë. Mund të kishte papritur të mbaronte sezoni veror. Ky është një mesazh i fortë për të gjitha mediat dhe që Rama nuk do t’ja djë më për asnjë lloj institucioni në vend. Nuk ka gjë në dorë as IKMT, po policia çdo gjë është me urdhër të Ramës . Por sot nuk po goditet thjesht një biznes, por demokracia në Shqipëri , që ose do të mbani linjën editoriale të Ramës ose do të goditeni. Edhe nëse je i ligjshëm, Rama prodhon një ligj për ta quajtur të paligjshëm. Mua me vjen keq se kur sulmoi oranews, jo të gjitha mediat reaguan”, tha Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: