POGRADEC- Policia e Pogradecit ka zbuluar armë dhe municione luftarake, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në Maqedoni, ndërkohë që është shpallur në kërkim, poseduesi i tyre.

Sipas të dhënave zyrtare armët janë gjetur në fshatin Alarup në banesën e shtetasit Redi Hymetllari, 27 vjeç. Mësohet se janë gjetur dhe më pas sekuestruar:

– 1 armë zjarri gjysmë automatike, model 56,
– 1 armë gjahu, “Shotgun” model 88  dhe
–  720 fishekë luftarakë, model 56.

Dyshohet se 27-vjeçari, armët e zjarrit si edhe municionin luftarak që posedonte, do t`i trafikonte në shtetin Maqedonas, duke shfrytëzuar kufirin e gjelbër. Nga  ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe kapjen  e autorit.

Materialet për hetime të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: