Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka replikuar me Arben Ahmetajn pasi ky i fundit krahasoi krizën e sotme me atë të vitit 1997.

Murrizi i kujton Ahmetajt se në ’97 kur ishte drejtor i përgjithshëm i Tatimeve i premtoi shqiptarëve se do i jepte 100% lekët e humbura në firmat piramidale.

Deputeti fton mazhorancën të hapet një Komision Hetimor përzbardhjen e plotë të vitit 1997 dhe deputetët që kanë qenë vetë menaxherë të firmave piramidale.
Gjatë fjalës së Murrizit,Ahmetaj ka qeshur nga karrigia e ministrit.

”Nuk dua të replikoj në atë vit kur PS erdhi në pushtet, ju drejtor i Tatimeve me premtimet e bujshme që do i jepnit shqiptarëve 100% lekët e humbura në firmë. Edhe herë tjetër kur i ke patur këtu ata të ’97, të kam thënë që hajde krijojmë një Komisonin Hetimor se ku shkuan 310 milion dollarë të firmave piramidale. 23 deputetë të kanë ardhur në këtë sallë pasi kishin punuar menaxherë të firmave piramidale. Edhe sot z.Ahmetaj po të hapësh evidencat, gërmo ndonjë gjë dhe të del ndonjë deputet që ka punuar tek ato.
Ju që dërdëllisnit se do i fundit në burg fajtorët e ’97 i bëtë dy herë aleatë duke bërë marrëveshje 2 herë. ”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb